Kosova dhe Gjilani meritojnë qeverisje të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës- thotë RDK-ja, sepse vullneti, gatishmëria e përkushtimi i tyre, do ta bëjnë diferencën.
Historikisht, të gjitha proceseve të rëndësishme për vendin tonë i ka prirë rinia, e cila me dijen dhe elanin e tyre përherë kanë sjellë ndryshimet që i kanë shërbyer lirisë dhe shtetformimit të Kosovës.
Zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, qytetarët do të vendosin për Bedri Hamzën kryeministër të vendit.
Kosova më nuk do të jetë nën sanksione ndërkombëtare, do të krijohet stabilitet politik, do të ri-kthehet zhvillimi ekonomik, dhe do të funksionojë shteti ligjor, e që janë prioritetet kryesore për vendin tonë në katër vitet e ardhshme.
Poashtu edhe komuna e Gjilanit duhet të kthehet në normalitet, sepse me qeverisjen e VV-së kemi mbetë komuna më e pazhvilluar dhe e degraduar në çdo aspekt, përderisa edhe komunat si Kamenica dhe Artana e kanë tejkaluar Gjilanin në performancë, investime dhe zhvillim.
Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë ditur për të ndëshkuar politikën e gabuar qeverisëse dhe kanë dhënë vlerësimin meritor në kushtet dhe rrethanat e caktuara.
PDK do të jetë alternativa e vetme serioze për të tejkaluar këtë gjendje depresive të krijuar nga një organizatë e dështuar.