Show Biz

Kosovarja që po bënë emër në Belgjikë

Ajo tashmë ka bërë emër në Beligjikë, duke qenë një këngëtare, e cila po mahnit publikun me zërin e saj të mrekullueshëm.

Arjanita Shala, është një tjetër talente e re e muzikës shqiptare që i është bashkuar estradës muzikore kosovare.Aajo ka lansuar dhe këngën e fundit “PritemShqiperi”. Bukuroshja nga Peja Arjanita, e cila jeton dhe studion në Belgjikë, ka filluar të merret me muzikë qysh në fëmijëri prej kur ka synuar të bëhet këngëtare.


Ajo u bë e njohur në disa mbrëmje rinore në Belgjikë  dhe me talentin dhe zërin e saj të mrekullueshëm  po e mahnit diasporën kosovare. Ajo ka kënduar në disa mbrëmje rinore në Belgjikë dhe  thotë se është e ftuar për bashkëpunim nga disa këngëtarë të njohur në Belgjikë dhe nga estrada kosovare. Arjanita, aktualisht është duke planifikuar projekte dhe këngë dhe videoklipe, e cila pritet së shpejti të lansohet për fansat e saj dhe publikun e gjerë. Ajo premton se do të mundohet që këngët që do t’i lansoj do të pëlqehen nga të gjithë dhe sigurisht do të punoj duke dhënë maksimumin e saj.

 

You Might Also Like