Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” Gjilan dhe dega e saj në Viti, në krye me kryeshefin ekzekutiv, Ymer Salihu.
Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në kuadër te projektit “Lidhja Rajonale”, për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, që për qëllim ka interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuoje ne zvogelimin e ndotjes se mjedisit dhe rritjen e cilësise së jetes së qytetarëve në rajonin kufitar te Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes se potencialeve të reja ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit. Projekti gjithashtu kontribuon në Komunat: Gilan, Kllokot dhe Partesh dhe financohet nga Bashkimi Evropian.
Po ashtu në këtë takim është të diskutuar në veçanti që projektet e ujësjellësit që janë përfunduar në territorin e komunës së Vitisë e që ato të merren në menaxhimin e kompanisë “Hidromorava”.
Gjithashtu është biseduar edhe për forcimin e kapaciteteve të ujit të pijes në komunën e Vitisë.
Gjatë takimit kryetari Haliti, kërkoj që kjo kompani të merrë në menaxhim rrjetet e ujësjellësit që qytetarët të kenë ujë të mjaftueshëm dhe cilësorë.
Ai po ashtu tha se Vitia, ka burime të mjaftueshme hidro-ekonomike për të mbuluar nevojat e qytetarëve. Përndryshe në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” e kanë njoftuar kryetarin lidhur me menaxhimin e ujit në fshatrat e komunës së Vitisë.Aziz Zuka