Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me udhëheqësin e sektorit për të drejtat e njeriut Ardian Foniqin, pritën në takim kryesinë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve.
Gjatë këtij takimi, ata e njoftuan kryetarin lidhur me raportin e punës, si dhe shqetësimet që kishin në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e komunitetit.
Ky takim ofroi mundësinë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për avancimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal.
Kryetari Hyseni, shprehu angazhimin e tij të plotë për t’iu përgjigjur këtyre shqetësimeve dhe premtoi mbështetje të mëtejshme në trajtimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Ai u zotua se do të vazhdojë të punojë ngushtë me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, për të siguruar përmirësimin e kushteve dhe për avancimin e të drejtave të njeriut në komunitet.