Futboll

Kryetari i FFK-së viziton Dritën në Antalya

Sot në ambientet e hotelit IC Green Palace, ku është akomoduar ekipi FC DRITA tash e disa ditë, për vizitë erdhi i pari i FFK-së Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri.
Në vazhdën e vizitave që kryetari Ademi po u bën klubeve të superligës të cilat gjinden në Antalya të Turqisë, u njoftua nga afër me punën që po bëhet në kampin bardhë e kaltër në prag të fillimit të sezonit pranverorë.
Klubi e falënderon kryetarin Agim Ademi dhe nënkryetarin Bakir Burri për vizitën.

You Might Also Like