Gjilan

Kryetari i Gjilanit priti nxënësit që do t’a përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të matematikës

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, kanë pritur në zyrën e tij nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” Era Januzin, Lum Jerliun dhe Olt Imerin, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare. Bashkë me ta ishin edhe drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa si dhe profesori i matematikës Festim Shkodra, i cili njëherit është edhe koordinator i ekipit të Komunës së Gjilanit.

Pas këtij takimi, Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, ka shkruar:

Era Januzi, Lum Jerliu dhe Olt Imeri janë 3 matematikantët e rinj gjilanas të cilët do të përfaqësojnë shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare – IMO 2023 dhe Evropiane – IGMO 2023.

Kënaqësi gjithmonë takimi me nxënësit e dalluar të cilët na përfaqësojnë në gara ndërkombëtare. Erës, Lumit e Oltit, i urova fitoren në gara e u zotova që do vazhdojmë mbështetjen financiare për ta dhe moshatarët e tyre të cilët që po na bëjnë krenarë me arritjet e tyre përtej kufijve.

You Might Also Like