Drita 3:0 Prishtina
Setet: 25:12, 25:19, 25:19
Drita vazhdon serinë pozitive në kampionat, duke shënuar një fitore të pastër ndaj Prishtinës në xhiron e 18-të të Raiffeisen Superligës A. Skuadra gjilanase e kontrolloi plotësisht ndeshjen, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit për t’u rikthyer në lojë.
Seti i parë ishte një demonstrim force nga Drita, e cila me një lojë të shkëlqyer në sulm dhe mbrojtje, e mbylli me epërsi të madhe 25:12. Prishtina tentoi të reagojë në setin e dytë, duke qëndruar më afër në rezultat, por nuk mundi të përballojë presionin e vendasve, të cilët e siguruan edhe këtë set me shifrat 25:19.
Edhe në setin e tretë skenari nuk ndryshoi.
Drita e mbajti kontrollin e lojës dhe nuk lejoi befasi, duke e përmbyllur ndeshjen me të njëjtin rezultat 25:19 dhe duke marrë tri pikë të plota.
Me këtë fitore, Drita vazhdon të mbajë vendin e tretë në renditje, ndërsa Prishtina mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, duke kërkuar rezultate më të mira në ndeshjet e mbetura të sezonit.