Futboll

Ky është kundërshtari i FC Drita në xhiron e dytë të Europa Conference League

Breidablik i Islandës arriti fitore ndaj Tikveshit të Kavadarcit të Maqedonisë së Veriut me rezultat të përgjirhëm 5 me 4 (3:1; 2:3), në dy ndeshje të cilat prodhuan gola.

Kjo fitore i siguroi ekipit islandez  kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Konferencës, ku do takohet me skuadrën e Dritës  e cila nuk ka zhgënjyer asnjëherë përballë kundërshtarëve të tillë, ngase në Evropë gjithnjë pati paraqitje të mira.

Vlera totale e skuadrës nga Kopavogur është 3.03 milionë euro, e cila është vlerë më e vogël se skuadra e Dritës, e cila vlerësohet me 5.13 milionë euro.

Stadiumi Kopavogsvöllur, i cili ka një kapacitet prej 5.500 ulseve, do hap dyert me 25 korrik 2024, për ndedhjen e parë ndaj ‘Intelektualëve’.

Ndeshja e dytë zhvillohet një javë më vonë në Zahir Pajaziti.

You Might Also Like