Futboll

Largohet Bylbyl Sokoli

Gjilani konfirmon largimin e Sokolit dhe ka një falendërim të veçantë për të

Bylbyl Sokoli më nuk do të jetë trajner i Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

Lajmi i postuar pak me parë është konfirmuar edhe nga vetë klubi, duke falendëruar Sokolin për punën e deritanishëm

Postimi i plotë:

Me anë të kësaj komunikate, “Sport Club” Gjilani, ju njofton se nga sot kryetrajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli, nuk do ta udhëheq skuadrën tonë, i cili dha dorëheqje nga posti numrit një të shtabit teknik në skuadër.

Mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin vie pas rezultateve jo të mira pas fillimit të pjesës pranverore në kupë dhe kampionat, me ç’rast dorëheqeja nga Bylbyl Sokoli, u aprovua nga klubi jonë, duke e liruar atë nga detyra e trajnerit.

Klubi e falemnderon për punën trajnerin e deritanishëm, Bylbyl Sokoli dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij si trajner.

Ecuria negative në sezonin pranveror dhe elimini i hershëm nga Kupa e Kosovës, janë bërë shkaktar që ‘Profa’ të mbyllë rrugët me klubin ‘kuqebardhë’

Ndërsa, pak me parë nga vetë kryetari, Florim Zuka, ka konfirmuar se trajneri i ri do të jetë Ismet Munishi.

LAJMI I FUNDIT: MUNISHI TRAJNERI I RI I GJILANIT

Ndërkaq, Munishi, punën me Gjilanin do ta nisë qysh në ditën e diele, ku në këtë qytet do ta mirëpret Trepçën ’89, takim ky i cili zhvillohet më fillim nga ora 13:00.

Gjilani pas 24 xhirove ndodhet në pozitën e katët me 33 pikë, kurse në sezonin pranveror ende nuk ka shijuar ende asnjë fitore, ku pas gjashtë ndeshjeve ka katër barazime dhe dy humbje.

/GazetaSheshi/

You Might Also Like