Ajo është vetëm 15- vjeçare, por kur futet në fushë me bashkëlojtaret e saja dhe me kundërshtaret më në moshë kurrë nuk dorëzohet. Është motori I ekipit të saj KFF Intelektualet dhe me Blerta Shalën mbulojnë mesin e fushës, kurse sulmueset e KFF Intelektulet nuk ishin rastësisht golashënueset më të mira në Kosovë.
Laurita Ahmeti, mesfushore e majtë rrjedh nga një familje me traditë në futboll, ngase edhe babai I saj, Elvani kishte qenë një futbollist I shkëlqyer. Tashti, kur bashkëlojtaret e saj, Blerta Shala, Antigona Behluli dhe Kaltrina Biçkaj kanë gjetur angazhim në Zvicër, për KFF INtelektualet nuk do të ketë krizë, ngase në ekipin e Afrim Mehmetit ka shumë lojtare të reja, të cilat ato do të mund t’I zëvendësojnë me sukses e pa dyshim njëra ndër më të mirat dhe lojtarja me perspektivë të ndritur është e reja Laurita Ahmeti.
E qetë, e sjellshme, punëtore e tillë është Laurita Ahmeti, emër që do të bëjë bujë në sportin femëror në Kosovë. Një lojtare me një të ardhme të ndritur, e cila për çdo ditë e më tepër po thellohet në fshehtësitë e futbollit. Trajneri Afrim Mehmeti ka vetëm fjalë miradije për të dhe koncepti I lojës së tij mbështet në lojën e Lauritës, e cila në këtë kampionat pritet që të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha dhe shumë shpejt pritet të ndjek hapat e shoqeve të saja të ekipit Antigonës, Blertës e Kaltrinës.
“Futbollin e kam trashëguar nga babai. E dua shumë lojën e futbollit dhe mundohem që të punojë sa më shumë, me qëllim që në një të ardhme të afërt të mbërrij sa më shumë në këtë sport“, thotë mesfushorja e anës së majtë, Laurita Ahmeti, nga e cila pret shumë futbolli gjilanas dhe ai kosovar.
Majtakja Laurita Ahmeti me hapa të sigurt po marshon drejt majave të futbollit, kurse kjo pranverë në Kampionatin e Femrave në futboll do të jetë e saja.