Me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të vëllezërve Sadik dhe Nesret Osmani, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Osmani.
E nderuar familje Osmani,
Me trishtim e mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Sadik Osmanit dhe Nesret Osmanit.
Në këtë moment të rëndë për ju e për të gjithë qytetarët, lutemi që të bëheni të fortë dhe ta përballoni dhimbjen e madhe.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Osmani, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!