Libri

LIBRI QË RUAN KUJTESËN PËR KORIFEUN E VALLEVE TË KARADAKUT

 
( Pak fjalë për monografinë, KORIFEU I VALLEVE TË KARADAKUT, të autores dr.sc. Lirie Aliu, edituar para pak ditësh nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, e që paraqitet para publikut pikërisht në 3 vjetorin e kalimit në amshim të Zija Aliut)
 
Para tri viteve, kur njerëzimi po vuante nga pandemia botërore, virusi Corona, krahina e Anamoravës, si pjesë e pandashme e Kosovës, mbeti pa prijësin e valleve burimore shqiptare, veçanërisht Valleve të Karadakut, (një grupim i madh prej 33 vallesh, të cilat, dosido cilësohen si valet më unike të trevave
shqiptare), Zija Aliun.
Ky prijës i valleve të kësaj krahine shqiptare, i cili në monografinë e shkruar enkas për Të, nga prof. dr. Lirie Aliu, cilësohet me të drejtë KORIFE i këtyre valleve , nga më të shquarit që njeh bota shqiptare në këto 50 vitet e fundit që, në fakt ndërlidh dy shekuj, përkatësisht 30 vitet e fundit të shekullit XX dhe 20 vitet e para të shekullit XXI.
Vallet e Karadakut datojnë nga kohët më të hershme dhe paraardhësit tanë që kanë jetuar në këto treva malore që sot shtrihen në tri shtete. Natyrisht duke u shtuar edhe në numër e duke marrë nuanca nga secila periudhë kohore e jetuar
dhe brezat që janë ndërruar në vazhdimësi.
Është interesante një ngjashmëri e paimagjinueshme e këtyre valleve, vaçanërisht me një popullatë që jeton me shekuj në disa treva të Azisë, si Torabora, Pamiri e Ujguri, po edhe pamja e veshja e atyre njerëzve.
Mbase, studiuesit e folklorit, në të ardhmen e afërt do t’i sheshojnë më gjerë e gjatë këto ngjashmëri, të cilatprotagonisti kryesor i kësaj monografie, Zija Aliu, i ndanë në tri grupe:
1. VALLET BURRËRISË,
ku valltarët kapin njëri tejtrin për shoke apo beli. Të këtij grupi janë: Vallja e Deli Agushit, Vallja e Janës, Vallja e Topallit, Vallja e Qene Kalasë, Vallja e çpbanit, Vallja e kaçakëve, etj.
2. VALLET E TRIMËRISË,
ku valltarët shihen të kapur krah për krah. Të këtij grupi janë: Vallja 2, 3 dhe 4, Vallja e Gjilanit, Vallja e Preshevës, Vallja e Fujzës, etj.
5
dhe
3. VALLET LIRIKE,
ku valltarët, tash kapen dorë për dore dhe vallëzojnë. Në këtë grupim hyjnë: Vallja e Hatixhes, vallja pembe pembe,, Vallja e
gjerdekut, vallja e hallës maloke, etj.
Autorja gjatë grumbullimit dhe përpunimit të materialeve si dhe fakteve të shumta që kanë të bëjnë me këtë personalitet të rrallë të folklorit shqiptar, përqëndrohet me të drejtë edhe ne gjenezën e Familjes së tij, të fshatit si dhe krahinës prej nga rrjedh, përgatitjen profesionale si dhe veprimtarinë e bujshme dhe, jo vetëm prej valltari, sepse Zija Ali ishte I shquar edhe në fushën e arsimit, ku për dy dekada e sa, punoi si mësimdhënës, në fushën e kulturës, si veprimtar i saj për gjysmë shekulli, jo vetëm duke vallëzuar por edhe duke e organizuare shëprfaqur këtë thesar tejet të çmuar të traditës shqiptare, të cilin e afirmoi brenda e jashtë Kosovës, në mënyrën më të përsosur.
Por, ky libër, i cili ruan kujtesën për korifeun e valleve të Karadakut, Zija Aliun, nxjerr në pah vetëm një anë të Tij, anën që e thotë vetë ky titull.
Veprimtaritë tjera të bujshme si njeri i arsimit, i pajtimit, i humanitetit dhe i ruajtjes dhe afirmimit të traditës shqiptare, mbase do duhej sheshuar dhe me ndonjë botim tjetër në të ardhmen.
 
Sabit Rrustemi

You Might Also Like