Futboll

Llapi – Gjilani, luhet të shtunën, Drita – Drenica të dielën

 

Ndeshjes e xhiros së 27 në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen këtë fundjavë. Dy ekipet gjilanase, Gjilani dhe Drita, që të dielën e kaluar u përballen mes vete, kësaj radhe do të kenë kundërshtarë të ndryshëm.

Gjilani do të jetë mysafir në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të përballet me Llapin vendas, I cili ka ambicie për t’u bërë kampion I Kosovës në futboll. Gjilani, që në tri ndeshjet e fundit drejtohet nga gjyqtari Gentian Mezani, ka arritur tri barazime të njëpasnjëshme dhe do të ishte I lumtur që edhe nga Podujeva të kthehet me së paku një pikë të fituar.

Punë me të lehtë pritet të ketë Drita, që në fushë të vet e prêt Drenicën. Edhe Drita, nën urdhërat e kryetrajnerit Nuhiu ka një vazhdë të rezultateve positive, andaj “Intelektualët” me të drejtë presin fitoren e radhës.

Ndeshja Drita – Drenica zhvillohet të dielën në Gjilan me fillim në ora 15 e 30 minuta.

You Might Also Like