Gjilan

Lodra dhe rekuizita për Institucionin Parashkollor “Integj”

Institucioni Parashkollor “Integj” është pajisur me lodra dhe rekuizita. Kjo është mundësuar falë projektit të financuar nga Komuna e Gjilanit dhe USAID-i, në kuadër të aktivitetit “Kontrata Sociale” në vlerë mbi 22 mijë euro.
Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit Shpend Nuhiu, tha se projekti “Transformimi i hapësirave publike në hapësira të gjelbra,” i realizuar në kuadër të aktivitetit “Kontrata Sociale,” është bashkëfinancuar nga Komuna e Gjilanit dhe USAID-i.
“Si rezultat, Institucioni Parashkollor “Integj” është pajisur me lodra dhe rekuizita të siguruara në kuadër të këtij projekti”, tha Nuhiu.
Drejtori i Arsimit, tregoi se vlera totale e projektit ishte 22,210.90 euro, prej të cilave 17,780 euro janë financuar nga USAID-i dhe 4,430.90 euro nga Komuna e Gjilanit.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati-Leka, vuri në pah rëndësinë e “Kontratës Sociale” që Komuna e Gjilanit ka nënshkruar me USAIDin, duke përfituar kështu jo vetëm financiarisht, por edhe në aspektin profesional e të resurseve njerëzore.
Rreth projektit të pasurimit të hapësirave të Institucionit Parashkollor “Integj” me lodra Murati Leka u shpreh e lumtur që me këtë projekt do të gëzohen shumë fëmijë.
Drejtoresha gjithashtu shpjegoi edhe projektet e ardhshme që do të realizohen në kuadër të Kontratës Sociale.

You Might Also Like