Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka angazhuar lojtaren amerikane Stila Fresenius, e cila te klubi gjilanas vije nga ekipi zviceran Volley Luzern.
Fresenius në klubin nga Zvicra kishte luajtur në stinorin 2023/2024. Ajo është e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2003 dhe luan në pozitën 4. Ajo është e gjatë 185 centimetra. Ajo më herët kishte luajtur edhe në kolegje në SHBA.
Klubi i Volejbollit Drita që është kampion aktual i Kosovës dhe kampion i shumfishtë në këtë sport, pastaj fituese e shumë kupave dhe superkupave vetëm ka paralajmëruar ardhjen e saj, kurse sigurisht se prezantimin zyrtar do të bëjë në ditët në vijim. /kryelajmi.com/.