Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushatku tha se Drita është mbrojtuar nga minuta e parë e ndeshjës, shkruan Sheshi.info
Ai tutje tha se kanë pasur një orar të ngjeshur dhe nuk kanë fond të lojtarëve për të përballuar këtë.
“Nëse flasim për fat, Drita është mbrojtur nga minuta e parë e ndeshjes dhe e ka menaxhuar ndeshjen në anën defanzive, derisa është mbrojtë edhe me pesë lojtarë. Nuk e kam parë asnjeherë Dritën të mbrohet ashtu, ne kemi krijuar raste madje kemi goditur edhe shtyllën, por që nuk jemi treguar shumë të rrezikshëm para portës.
Kemi pak fond të lojtarëve dhe kemi pasur një orar të ngjeshur krahasim me Dritën e cila ka edhe cilësi në fondin e lojtarëve, ku ka edhe në bankën rezerëve por edhe ata startues por që ne nuk i kemi në bankë rezërve”, tha Lushtaku.