Gjilan

Lutfi Haziri: Matematikanët janë krenaria e Gjilanit

I nderuar që sot Gjilani shënon ngjarjen e madhe të Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës, me pjesëmarrës nga pesë shtete. Arsimtarët e profesorët edukuan breza të tërë dhe na mësuan çka është numri dhe që ta përdorim atë në shërbim të njerëzimit.

Përveç tjerash, Gjilani nderohet me arritjet në matematikë sepse nxënësit tanë po tregojnë sukses, po sjellin trofe e rezultate të para në garat ndërkombëtare.

Për shembull, gjilanasit Doruntina Sylejmani, bursiste në Universitetin Princeton në SHBA, Hamdi Dervodeli, bursist në universitet prestigjioz në Japoni, Gëzim Ademi, bursist në studimet master në Université de Besançon të Francës, e Dorlir Ahmeti, hartues i testeve në garat ndërkombëtare, po shkëlqejnë në lëmin e matematikës.

Këta emra mbani në mend. Janë krenaria e Gjilanit dhe mbarë Kosovës. Pa i harruar edhe katër finalistët e Gjilanit, që sivjet e përfaqësojnë Kosovën në Brazil.

Një falënderim post mortum për arsimtarin tim të matematikës, Fehmi Veselin, pastaj arsimtarin Lutfi Lutfiu, i cili po vazhdon punën më përkushtim, e prof. dr. Sabri Tahirin, i cili me edukimin e tij, i përgatiti mësuesit e shumtë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, shtete këto pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë.

Për fund, një falënderim special shkon për revistën “Plus” nga Tetova për bashkorganizimin e kësaj ngjarje gjigante! Gjilanin konsiderojeni shtëpinë tuaj të dytë. Suksese!

You Might Also Like