Gjilan

Lutfi Haziri uron festën e Kurban Bajramit

Gjilan, 31 gusht 2017 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij, ka takuar kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me të cilin kanë bashkëbiseduar për ecurinë e organizimit të festës së madhe të sakrificës dhe solidaritetit.

Në mesazhin e tij të urimit për qytetarët e Gjilanit thuhet:

“Në emër të Komunës së Gjilanit, të gjithë qytetarëve të besimi myslimanë ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

Kjo ka kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot, për të gjitha ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja e toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Haxhilerëve, të cilët janë në haxh, ju urojmë që të përfundojnë me sukses këtë detyrë dhe dashtë Zoti të kthehen shëndosh në shtëpitë dhe familjet e tyre. Urime Kurban Bajrami!”, përfundon urimin, kryetari të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

You Might Also Like