KRONIKË E ZEZË

Mashtronte njerëzit për viza e pasaporta, e rrëmbyen të mashtruarit

Nëntë persona janë arrestuar në rajonin e Gjilanit pasi ishin përfshirë në rrëmbim dhe mashtrim, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

RRËMBIM I PERSONIT /MASHTRIM

Fsh. Crepan, Ranillug 04.10.2022 – 19:22. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.

You Might Also Like