Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve Drita – Ballkani dhe Drenica – Gjilani.
Drita që po luan për titull kampioni është në epërsi me një gol të shënuar nga Besnik Krasniqi, që shpërtheu nga e djathta e atë e shërbeu tusha dhe shënoi nga afërsia. Ballkani pati rastin më të mirë nëpërmjet lojtarit Ribeiro, i cili ishte vetmuar por gjuajtjen e tij e priti portierit Maloku dhe topi u përplas për transversale, andaj pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0.
Në ndeshjen tjetër që është duke u zhvilluar në Skenderaj, Gjilani po mposhtet me rezultat 2:0 me golat e shënuar nga Uka dhe Kodra. Drenica ka patur edhe raste të tjera shënimi, por sulmuesit e saj nuk ishin të saktë.




