Ekipi nga Andorra, Inter d’Esclades dhe FC Drita po përballen në ndeshjen e kthimit në kuadër të Europa Conference League dhe pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, pa gola.
Në pjesëlojën e parë nuk u panë shumë raste, por megjithatë ekipi vendas bëri më shumë trysni drejt portës së Faton Malokut.
Formacionet:
Inter d’Esclades: Díaz, Pochettino, Hernández, Sánchez, Torres, Molina, López, Otegui, Berlanga, Chouaib, Sidibé.
Drita: Maloku, B. Krasniqi, Salihu, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka, Dabiqaj, Nguena, Beaten, Manaj, Bl. Krasniqi.





