Futboll

Mbyllet pjesa e parë, juniorët e Gjilanit po mbahen mirë ndaj Prishtinës

Futbollistët e rinj të Gjilanit janë mbajtur shumë mirë ndaj Prishtinës së favorizuar, pasi që në pjesën e parë kanë nxjerrë një barazim pa gola.

Gjilani, që është përforcuar me disa lojtarë, nuk ka të drejtë inkuadrimi të tyre, andaj është paraqitur me lojtarët e rinj, të cilët ditën të mbrohen në pjesën e parë, ndonëse nuk e patën asnjë rast shënimi.

Për këtë më meritori ishte portieri Bllaca, që disa herë ndali gjuajtjet e sulmuesve të Prishtinë, kurse në një rast tjetër të ekipit kryeqytetas Sinani nuk ia doli të shënojë me kokë, në minutën 31, derisa nga afërsia pak më herët Kryeziu nuk kishte qëlluar portën, ndaj pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like