Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Trepça ’89 po mbahet mirë ndaj Dritës

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89, në të cilën ekipi nga Mitrovica është mbajtur shumë mirë dhe ia ka dal që t’a mbyll atë me rezultat të barabartë 1:1.

Në minutën 4, rast të shkëlqyeshëm pati Egzon Fazliu, i cili është shërbyer nga thellësia dhe ai pa se portieri Faton Maloku e kishte lëshuar portën, andaj e parabolloi atë, por topi për pak shkoi jashtë portës. Në minutën 10 pas një depërtimi të Selmanit, atë në brendi nga mbrapa e tërhoqi mbrojtësi i Trepçës ’89, Dumani dhe gjyqtari dha penalti. Dhe si zakonisht, Krasniqi në mënyrë të përkryer ka shënuar nga pika e bardhë, duke qëlluar këndin e epërm të djathtë të Kaqiut për rezultatin 1:0. Në minutën 24, pas një aksioni të përkryer të Trepçës ’89, Egzon Fazliu është shërbyer nga thellësia dhe ai i ka ikur mbrojtësit Besnik Krasniqi e kur u gjet përballë portierit Maloku për mrekulli e mposhti atë për rezultatin 1:1. Në minutën 27, nga largëisia gjuajti Shau, por Maloku e dëboi topin me majën e gishtërinjve./kryelajmi.com/.

You Might Also Like