Futboll

Me ndeshjen Gjilani – Ballkani që luhet nesër, bie perdja e stinorit vjeshtor

Ndeshja e mbetur nga xhiroja e 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet nesër të dielën me fillim nga ora 12:00 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Në këtë ballafaqim tejet interesant do të përballen Gjilani, që zë vendin e tetë në tabelë me 17 pikë dhe ekipi që drejtohet nga Gentjan Mezani, trajner nga Shqipëria, është në zonën e barazhit, derisa aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi dhe Drita, që zënë pozitat dy dhe tre.
Me një fitore eventuale, Gjilani nuk do të mund të ngjitet më lart në tabelë, por do t’i afrohej në vetëm një pikë Feroniklit ’74, derisa me barazim pikëdallimi do të ishte në tre pikë, derisa Ballkanit me çfarëdo rezultati pozitiv do të rrisin diferencën e pikëve ndaj kundërshtarëve t drejtpërdrejtë për titull. /kryelajmi.com/

You Might Also Like