Sportet luftarake

Melina Rizahu dhe Isra Halimi shkëlqejnë në Garat Ndërkombëtare të Xhudos në Mal të Zi

 

 

Dy garueset e reja të xhudos nga Komuna e Gjilanit, Melina Rizahu dhe Isra Halimi kanë shkëlqyer në Garat Ndërkombëtare të Xhudos që janë mbajtur në qytetin e Rozhajës në Mal të Zi.

Kështu, Melina Rizahu, 9- vjeçare nga Malisheva e Gjilanit, nxënëse në Shkollën e Mesme të Ultë ,,Musa Zajmi,, në Gjilan ka zënë vendin e dytë në këtë garë, derisa Isra Halimi, 11- vjeçare nga Novosella e Gjilanit po ashtu në këto gara ka zënë vendin e tretë.

Falë këtyre sukseseve është dëshmuar se e ardhmja e xhudos gjilanase dhe asaj kosovare është e sigurtë dhe se shumë shpejt do shkohet hapave të xhudisteve tona të arta. /kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like