Njëri ndër futbollistët më të mirë që ka Kombëtarja e Kosovës në futsall padyshim është Meriton Saliu, i cili karrierën e tij prej futbollisti me shumë sukses po e zhvillon në Zvicër. Salihu i cili është ftuar që ti mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në garat paraeliminatore për Kupën e Kosovës e cila do të mbahet në Varna të Bullgarisë, është shprehur mjaft optimist se Kombëtarja e Kosovës do të arrijë që të kualifikohet në “Main Round”. “Do të jetë mjaft vështirë përballë kemi Kombëtare të fuqishme, siq janë: Bullgaria, Armenia e Skocia, shpresojë shumë që së bashku me bashkëlojtarët e mijë do të japim më të mirën që dimë që Kombëtarja e Kosovës të kualifikohet ku do të ishte një arritje mjaftë e madhe, ne nuk jemi pa gjasa pasi që kemi trajner të mirë dhe futbollist të mire, do të mobilizohemi si asnjë herë më parë që popullin e Kosovës ta bëjmë krenar me paraqitjet tona”, ka theksuar Meriton Saliu. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Salihu është shprehur se tri Kombëtaret tjera janë mjaftë të forta. “Kombëtarja e Armenisë në radhët e saja ka futbollist nga Brazili të cilët janë natyralizuar, po ashtu Kombëtarja e Bullgarisë luan para tifozëve të saj e cila ka disa futbollist nga shtetet tjera edhe Skocezët janë një kombëtare shumë e fortë por ne kemi adutët tona, jemi kompakt si asnjëherë më parë dhe e duam këtë Kampionat të jemi pjesë e saj pasi kemi futbollistë mjaft të mirë”. Kombëtarja e Kosovës është në Grupin C, ku do të ballafaqohet me Armeninë, Bullgarinë e Skocinë, ndërsa dy Kombëtaret e para kualifikohen në “Main Round”. Garat paraeliminatore zhvillohen në qytetin bregdetar të Varna të Bullgarisë, ndërsa ekspedita e “Dardanëve” drejt Bullgarisë është 4 prill.