Viti

Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit katër viktimave të aksidentit të pardjeshëm në Prishtinë

Sot në varrezat e Pozharanit u varrosën me nderime me pjesëmarrje të mijëra qytetarëve të kësaj qyteze, por edhe të komunës së Vitisë dhe të komunave fqinje u varrosën katër viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi në Prishtinë para dy ditësh .

Mijëra qytetarë me dhembje dhe pikëllim i përcollën trupat e pajetë të viktimave të familjes ALIDEMAJ.Për tu ddhënë lamtumirën e fundit ishin mijëra qytetarë pos anëtarëve të ngushtë dhe të gjerë të kësaj familjeje .

Pas kryerjes së ceremonive fetare në katër varreza u vendosën të katër viktimat e kësaj familjeje që ishin viktimë e këtij aksidenti të tmesrrshëm të komunikacionit që dodhi në orët e para të ditës së premte në rrethrotullimin në Prishtinë.

Në këtë ceremoni varrimi morrën pjesë përfaqësues të institucioneve të komunë së Vitisë të cilët në emër të institucioneve të komunës vendosën edhe kurora lulesh. Të themi se dy vëllezërit dhe bashkëshortet e tyre, Enver Alidema, Ekrem Alidema , Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema, ishin viktimat e këtij aksidenti të rëndë ./ Aziz Zuka

You Might Also Like