Futboll

Mirlind Daku dënohet me dy ndeshje moslojë

Shqipëria do të jetë me një lojtar më pak në takimin ndaj Spanjës, kjo pasi Mirlind Daku është dënuar me dy ndeshje moslojë.

Dënimi për sulmuesin nga Gjilani erdhi, pasi pas ndeshjes me Kroacinë më 19 qershor kishte ofenduar serbët dhe maqedonët, shkruan “Gazeta Express”.

Lajmin për dënimin e tij e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Daku luajti vetëm 10 minuta në “EURO 2024”, ato ndaj Kroacisë./GazetaExpress/

You Might Also Like