Sot vizituam shoqatën HENDIKOS, ku bashkëbiseduam me drejtuesin e organizatës z. Fatmir Shurdhani, por gjithashtu në takim pjesëmarrës ishte edhe Bajram Spahiu nga shoqata e personave me shikim të kufizuar dhe gjithashtu edhe përfaqësuesit e tjerë.
Me vëmendje dhe kujdes të veçantë dëgjova hallet dhe u njoha edhe për së afërmi me sfidat e tyre me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.
Edhe në të kaluarën, gjatë qeverisjes së PDK-së përkushtimi dhe ndihma institucionale ishte shumë më e madhe dhe e prekshme nga pjestarët e shoqatës HENDIKOS. Sot, ata nuk po trajtohen meritueshëm. Kanë probleme të ndryshme dhe të shumta dhe përkujdesja e institucioneve komunale është shumë e vogël.
Gjatë qeverisjes tonë, bashkë me donatorët ne kishim në projekt ndërtimin e një palestre sportive për fëmijët e kësaj organizate. Ishim dakorduar me donatorët. Por, nga mos kujdesja e institucioneve komunale janë larguar edhe donatorët nga realizimi i këtij projekti. Fatkeqësisht, pikërisht në vendin ku ne e kishim paraparë projektin, sot gjenden veturat e shkatërruara të cilat përpos bllokimit të hapësirës publike, poashtu janë të dëmshme edhe për shëndetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht nga organet komunale të largohen veturat e shkatërruara dhe të mbuluara me korezion nga ai vend.
Ne do t’i trajtojmë me prioritet të lartë kërkesat e tyre nga ditët e para të qeverisjes tonë. Premtimet tona do të bëhen realitet. Ne do të jemi afër tyre. Me vepra konkrete dhe jo me fjalë.