Futboll

Morina: Pikë shumë e vlefshme për Arbërinë

Arbnor Morina, kryetyrajner i Arbërisë, është ndarë shumë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Gjilanit, me të cilën ai dhe ekipi i tij i shtojnë gjasat për mbetje në elitën e futbollit kosovar.

Sipas tij, ka ndeshje në të cilat krijon raste, nuk shënon dhe e humb lojën, por ka edhe raste kur nga një aksion i vetëm i mirë mund të nxjerrësh pikë, siç ishte rasti i sotëm në Gjilan. Morina tha se Gjilani e pati topin më shumë në pronësi, e kontrolloi atë, derisa Arbëria luajti lojë të mençur, arrinte shpesh deri te gjashtëmbëdhjetëshi vendas dhe nga një aksion i tillë ia doli që të shënojë.

Morina, thotë se kjo pikë është shumë e madhe dhe shumë shpresëdhënëse për ta.

You Might Also Like