Sivjet do të agjërojmë pak më ndryshe. Pa rite fetare në xhami dhe pa shkuarje-ardhje në iftare mes të afërmve dhe miqve. Duhet t’i respektojmë udhëzimet për ta parandaluar përhapjen e #Covid19.
Në emër të qytetit të Gjilanit, si përfaqësues i juaj, si mik, por edhe si besimtar, uroj kryetarin e KBI’së në Gjilan, efendi Naim Aliun, imamët dhe të gjithë besimtarët myslimanë, duke u dëshiruar shëndet, paqe dhe agjërim sa më të lehtë.
Kështu sikur në këtë muaj të bekuar, dëshiroj që edhe pas Ramazanit të vazhdojmë me ndihmë e solidaritet ndaj njëri – tjetrit, me punë e përkushtim dhe me bashkëpunim të ndërsjellë. Zoti na e pranoftë agjërimin!