Libri

Muhamet Halili, fitues i çmimit të parë për poezi për nder të Ditës së Flamurit në Kamenicë

 Klubi Letrar Nositi: Ja fituesit e konkursit letrar

Klubi letrar “NOSITI” nga Kamenica, për t`i begatuar festat e nëntorit, me qëllim të mbështetjes së krijuesve letrar kishte shpallur “konkursin letrar”, për nder të Festës së Flamurit.

Për dallim prej herëve tjera, organizatori kishte paraparë Orën letrare, ku do të lexoheshin poezitë konkurruese dhe në fund edhe ato jashtë konkurrencës.

Pas orës letrare, u bë i ditur edhe vendimi i Jurisë profesionale të konkursit anonim letrar, në përbërje: Izet Abdyli, Sinan Sadiku dhe Musa I. Ahmetaj, të cilët dalluan tre fituesit e çmimeve të parapara.

Kështu, sipas jurisë profesionale:
Vendi i parë: Muhamet Halili
Vendi i dytë: Sadbere Gagica
Vendi tretë: Safete Jakupi Grajçevci

Nga organizatori u vlerësuan prurjet në konkurs dhe u tha se në numrin e ardhshëm të revistës letrare-kulturore “Nositi”, përveç poezive të shpërblyera do të botohen edhe poezi të tjera të paraqitura në konkurs, varësisht nga niveli i tyre artistik.

Përndryshe, kjo ngjarje kulturore- letrare është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës” Isa Kastrati”.
Në orën letrare poezitë e tyre i lexuan këta poetë të pranishëm: Xhemkadri Kastrati, Arsim Halili, Muhamet Halili, Sadbere Gagica, Sadik Kovani, Agim Desku, Baki Krasniqi, Raif Gashi, Sahit Ymeri, Mehmetali Rexhepi, Safete Jakupi Grajçevci, Migena Arllati, Nebi Bunjaku, Nazmije Hasani, Fadil Abazi. Në orën letrare poezitë e tyre, jashtë konkurrencës, i lexuan edhe poetët: Hysen Këqiku, Abdulla Troshupa, Zeqir Fazliu, Xhevdet Kallaba, Nazim Bislimi dhe Bajram Kallaba.

Në emër të nikoqirit, Nexhat Rexha i falënderoi e poetet dhe mysafirët e pranishëm, ndërkohë që falenderoi sponsorin e vazhdueshëm – Ndërmarrjen “Vellezerit Borovci” SHPK, nën udhëheqjen e suksesshme të vëllezërve- Kamer e Mustafë Boriovci.

Poashtu falënderim edhe për punën e palodhshme të, Gani Kryeziut, i cili vazhdimisht po i fokuson me syrin e kamerës të gjitha aktivitet kulturore në Kamenicë e më gjerë.

Orën letrare e moderoi me sukses, Muharrem Hoda, ndërsa, përveç tjerash, shkrimtarët e pranishëm pas përfundimit të aktivitetit, bënë një foto kujtim edhe para shtatores së Heroit të Kombit, Metush Krasniqi, që u zbulua një ditë më parë në sheshin e qytetit. /2LONLINE/

You Might Also Like