Tifozët e Dritës “Intelektualët”, të cilët janë të pajisur me kartelën e anëtarësisë do të mund të studiojnë më lirë në Kolegjin ISPE. Kryesia e FC Drita ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me këtë kolegj dhe nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë tifozët e klubit që janë të pajisur me kartelën e anëtarësisë.
Siç janë dakorduar Drejtori i klubit Feti Murseli dhe rektori i ISPE-së Avni Mazrreku, studentët me kartelën e Dritës përfitojnë automatikisht 35 përqind zbritje deri në përfundim të studimeve, vlen të theksohet që kjo vlen për të gjitha drejtimet në këtë kolegj.
Drita të gjithë tifozëve që momentalisht janë studentë në këtë kolegj dhe të gjithë atyre që në vitet e arshshme do të studiojnë i uron suksese.