“Kundërshtari na dënoi nga një gjysmë rast, derisa u mbrojt mirë dhe nuk na la asnjë hapsirë, pavarësisht përpjekjeve tona”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.
“Gjilani ka kundërshtarë shumë cilësorë, realizoi një gol në bazë të mjeshtërisë së tyre, pasi që në ekipin e tyre ka futbollistë tejet cilësorë”.
Më tej tekniku i ‘portokallinjëve’ foli edhe për arsyen e përjashtimit nga loja.
“Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njejtë sikurse për ekipin vendas, po ashtu edhe për ekipin mysafir, prandaj edhe protestova dhe u përjashtova nga loja”, përfundoi Munishi.