OPINION

NA IKU NGA KJO BOTÉ, PUNËTORI SPORTIV, MENAXHERI, HUMANISTI DHE NJERIU I RESPEKTUAR ISUF AJETI

Shkruan: Murat Hoxha
Qenka shua nje kandil i sportit, një veprimtarë, gjykatës i zbatimit të rregullave në futboll, një urtak i komunikimit në mes puntorësh sportiv, një jurist i cili për mbi tre dekada e shkriu dijen dhe mundin e vet për te drejtu dhe zhvillu njërin prej sporteve me masovik dhe më fisnik, futbollin.
Isufi ishte njohës, expert dhe menaxher i qështjeve sociale dhe pensionale, humanist dhe së fundmi edhe avokat i qështjeve kryesisht civile.
Isufin e kisha bashkëpuntorë dhe shokë për më se 30 vite. Konsulencat e tijë ishin profesionale të drejta dhe të sakta.
Ishte i vlerësuar nga të gjithë sportistët, futboll-dashësit. Për tri dekada ishte pjesë e strukturave dhe komisioneve të FFK-së.
Isuf Ajeti do i mungojë Gjilanit e Kosoves, do i mungojé strukturave dhe komisioneve të futbollit, do i mungoj shokëve dhe familjes së tijë të cilëve u shprehim ngushllimet me të sinqerta.
Qoftë e pa harruar puna dhe vepra e Isuf Ajetit.
Qoftë i shpërblyer në Parajse

You Might Also Like