Libri

Natë belaqore

Shefik Surdulli

Natë belaqore

Sebep shpendkeqi
i bana rigja diellit
mos me ikë

Me zaptue natën

Hana
perandorinë e saj
nuk e braktisi

I ka dhanë fjalë
andrrës
me u rrëfye

Kalorësit
udhën e gjatë me ndjekë
trup mos m’i ra

Gërshetin
asaj vashëze
me ia shprishë

te kroni me u flladitë
prej zjarmisë…

You Might Also Like