I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit gjilanas, veprimtarit e mikut tim të mirë, Nazmi Musa.
Si drejtor i Arsimit në Gjilan, kisha rastin përveç si mik të bashkëpunoj edhe në rrafshin profesional. Ishte bashkëpunues e ofrues, i qetë e me shumë ide kreative. Të tillë do ta kujtojmë.
Ngushëllime familjes Musa, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën Nazmiun.
U prehsh në paqe, profesor!