Sot, me shumë dhëmbje morëm lajmin se në moshën 82 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë djali i axhës, Prof. Qemal Kryeziu, në një spital në qytetin e Hagenit, thuhet ne njoftimin e familjes.
Qemal Kryeziu ishte lindur më 19 prill 1942, në fshatin Roganë të Komunës së Dardanës.
Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje ndërsa të mesmen e mbaroi në Gjilan, në gjimnazin “Zenel Hajdini”.
Pas shkollës së mesme punoi si mësuses, por ishte dëshira që të vazhdoj studimet edhe pse kushtet ishin shumë të vështira, pasi Qemajli ishte fëmiu i dhjetë i prindërve, Qerimit dhe Arifes.
Por ishin vëllezërit që e inspiruan dhe i siguruan financimin, dhe në vitin 1963/64 regjistrohet në Universitetin e Sarajevës për të studiuar gjuhën frenge dhe e mbaroi brenda afatit të caktuar katër vjeçar.
Pas mbarimit të shërbimit ushtarak në vitin 1967 pranohet si mësimëdhënës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, aty ku edhe ishte nxënës.
Si mësimëdhënës i gjuhës frenge në Kosovë punoi 22 vite prej nga kaloi në mërgim, po ashtu si mësimëdhënës me nxënësit shqiptarë, ku punoi plotë 20 vite.
Qemal Kryeziu gjithashtu ishte veprimtar i pa lodhur, ku dha një kontribut shumë të madh në kuadër të ish LDK-së që veprnte në mërgatë viteve 90-të, duke organizuar mërgatën dhe kontaktet me shumë veprimtarë nga Kosova, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se varrimi i Qemajl Kryeziut do të bëhet më 19 qershor 2024 në Prishtinë.