Te ndryshme

Ndërron jetë Emin Shabani, djali i dëshmorit të Kombit Sylë Zarbica

Lamtumirë baca Emin!

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e djalit të dëshmorit të Kombitë Sylë Zarbica,nga Zarbica si një nga Luftëtarët e Shqipërisë Etnike.
Në kujtim të takimeve me bacin Emin, e kam vështirë ti kujtoj gjithë ato, në fshat në Lagjën Litesh deri në Lagjën Kishali, ishte një cop rrugë, por të dy Lagjet e kishin shkollën e përbashkëtë që ishte në Litesh, afër shtëpsisë sime ku kam lindur. Dhe si Nxënës e kujtoj vinte për fëmijët që ishin në këtë shkoll, për të kujdesur mbarëvajtja dhe suksesi i fëmijëve të tij.
Pastaj e gjithë familja u larguan nga vendlindja dhe u vendosën në Gjilan, ku më shpesh e kam takuar.Në pranverë të vitit 2005, shkoj në shtëpi të tyre dhe bisedojm gjërë për inciativën për dëshmorin të Kombit Sylë Zarbica, gjatë këtij takimi të zhvillura në shtëpit të tyre e ku ishte prezent edhe Syla djali më i madhë i bacë Eminit.
Gjatë gjithë bisedës duket që është jashtëzakonisht i ngazllyer dhe inciativën i pranonte më shumë mirësi. Nga kjo kohë ka rastisë që të takohemi e marrë mendime vazhdimisht nga bacë Emini, që ishte çdo herë i gatshëm.
Mbrenda vitit 2005, në Gjilan formohet edhe një Këshillë, dhe ndërmirret aksioni për grumbullimin e peticionit për emërtim të shkollës fillore në lagjën Zabel të Gjilanit, por edhe për shpalljen qytetarë nderi i Gjilanit, inciativa për mbajtjen e një Akademi përkujtimore kushtuar Sylë Zarbicës, inciativa për vendosjen e një pllake përkujtimore në shtëpin ku ka lindë Sylë Zarbica,inciativa që varri i dëshmorit të kombit Sylë Zarbica të dihet ku është dhe të rregullohet duke u ngritë një bustë në vendin e varrimit,e të ngjashme.
Në vazhdim të viteve, meqë isha edhe inciator e në organizim për takime të vendlindjes në Zarbicë që nga viti 2005, paraqes në Këshillin Organizativ që në përurim të pllakës përkujtimore, përveqë Kryetarit të Komunës së Bujanocit, prerjen e shiritit përuruesë të jetë baca Emini-djali i dëshmorit të Kombitë Sylë Zarbica,dhe kur ia përcjellë bacit Emin këtë lajm e pranon me ndjënjë të posaqme.
 Në takime të vendlindjes të vitit 2008,para një mase të gjërë, ku për herë të parë flitet për dëshmorin e kombit Sylë Zarbica.
Baca Emini së bashku me Jonuz Musliu, ish-Drejtorin e Drejtorisë Politike të UÇPMB-ës, dhe Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe njëherit Kryesuese i Kuvendit Komunal të Bujanocit, zbulojn në mënyrë solemn të pllakës përkujtimore në Zarbicë më datën, 27.07.2008.
Herë pas herë, baca Emin e kam vizituar në shtëpi, çdo herë kur takoheshim dhe shkëmbenin ndonjë fjalë, më ka pyetur, për takime të vendlindjes në Zarbicë, dhe inciativat, por mos emërtimi në vitin 2009 i shkollës fillore në Lagjën Zabel të Gjilanit, me emërtim të dëshmorit të Kombitë Sylë Zarbica, sikur ia zvgloi shpresat, që do arrihet të ndriçohet personaliteti i babës së Tij, Sylë Zarbica.
Por, kur u mbajtë Akademia përkumtimore kushtuar dëshmorit të Kombitë Sylë Zarbica,duke vazhduar publikim dhe përurimin e Monografisë, nga autori pro.dr.Faik Shkodra,me titull ‘’Sylë Zarbica, Luftëtar i Shqipërisë Etnike, Monografi,në vitin 2015.Por, me të marrë njoftimin dhe përurimi i bustit të dëshmori të Kombitë Sylë Zarbica,më 28 nëntor 2018,ishte dhe vrehej nga bacë Emini që ndihej i përmbushur dhe shumë krenar.
Po ashtu edhe pas dekorimit të muajit maj 2019 dhe nderimin e figurës dhe personalitetit ku Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës, Sylë Zarbica dekorohet me urdhërin “Hero i Kosovës”, baca Emini, sikur edhe më shumë ndihet krenar, dhe kur u fillua të shkruhet në media në gjithë hapsirat tona, të hulumtohet, studiohet dhe ndriçohet personaliteti i dëshmorit të Kombit Sylë Zarbica.
Ku, Lidhja e Historianëve të Kosovës, ,,Ali Hadri’’, në Gjilan, në vitin 2023, mbajti edhe një Tribunë shkencore nga punimet e publikuara kushtuar dëshmorit të Kombitë Sylë Zarbica, baca Emin mungoi në këtë Tribun, pasi tani nga vitet e pleqërisë të cilat rëndonin më shumë mbi supe.
Sikur baca Emin, pasi dëshmori i Kombitë Sylë Zarbica, tani i përket gjithë popullit dhe i jan ndarë mirënjohje më të lartë nga Republika e Kosovë, sikur deri diku është shkuar në vendë amaneti.
Denjësisht djali i Sylë Zarbicës, mbrojti dhe lartēsoi veprën e tij që u ba kurban për liri, Çlirim e Bashkim Kombëtarë.
Ngushëllime familjes SHABANI, farefisit e bashkëpunëtorëve e gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Lavdi jetës dhe veprës bacit Emin.
*Autori Refik Hasani, Publicist e Veprimtar

You Might Also Like