Veteranët e Dritës dhe të Gjilanit kanë luajtur një miqësore, e cila në fund është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1. Në pjesën e parë ka dominuar Gjilani, që ka arritur në epërsi me golin e shënuar nga Sabri Osmani, derisa më pas ka barazuar në pjesëlojën e dytë kapiteni i Dritës, Bekim Isufi.
Në këtë ndeshje janë paraqitur edhe lojtarë nga rajone të tjera të Kosovës që kanë luajtur për këto dy ekipe.
Të pranishimit në këtë ngjarje i ka përshëndetur Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sporte, sikurse edhe Arben Zeqiri, ish-futbollist i të dy ekipeve, sikurse edhe analist sportiv dhe profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit.
Në mbrëmje është organizuar një ndejë e përbashkët e gjeneratave të ndryshme të këtyre dy ekipeve, aty ishin edhe trajnerë të mirënjohur që kanë udhëhequr këto dy ekipe si Hysni Maxhuni e Arbnor Morina, pastaj veteranë të shumtë të futbollit, gazetarë e ish-udhëheqës sportiv.
Kjo ngjarje erdhi në ditët e festave të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./kryelajmi.com/.