OPINION

Në Asamblenë Komunale jemi për të punuar, jo për të bllokuar

Nga organizatori i kësaj seance na është kërkuar nënshkrimin për diskutim rreth buxhetit të komunës, duke e pas parasysh rendësin e buxhetit unë, bashkë me dy kolege nga pozita e kemi nënshkruar kërkesën e opozitës, prandaj kërkoj që sot të diskutojmë vetëm për çështje për të cilën na është kërkuar nënshkrimi.

Të nderuar kuvendar/e, i kam lexuar kushtet që i ka kërkuar LDK-së për shqyrtimin e Buxheti të Komunës për vitin 2025. Është e drejt e secilit grup parlamentar madje edhe e çdo këshilltari komunal që të ngritë çështje si ajo e konkursit të fundit, çështjen e kontratave në vepër, çështjen e raportimit me kohë të Kryetarit të Komunës, për çfarëdo çështje që kërkon Kuvendi, por asnjëra nga këto çështje që LDK-ja i ka vendosur si kushte për votimin e buxhetit, nuk kanë të bëjnë asgjë me buxhetin.

Votimin e buxhetit opozita mund ta kushtëzoj me projekte që ajo i konsideron të rëndësishme e që ka mundësi reale të realizohen, por assesi  me çështje që nuk kanë lidhje me projektet e buxhetit të vitit 2025, ose me ato 2.5 milion euro që po e presin zhbllokimin nga ana e këtij Kuvendi, sepse ky bllokim po ju sjell telashe të mëdha shumë OJQ-ve e shumë qytetarëve të Gjilanit.

Kuvendare e kuvendar të nderuar, z. Kryetar i Komunës, duke e pas parasysh se çështja e buxhetit komunal është çështje shumë e rëndësishme për Gjilanin,  apeloj që të gjithë pa dallim të kontribuojmë për arritjen e një marrëveshjeje të arsyeshme  dhe ta votojmë me kohë Buxhetin e Komunës për vitin 2025, pa e lënë anash edhe zhbllokimin e 2.5 milion eurove.

Të nderuara zonja dhe zotëri, dëshiroj t’ua sjell ndër mend se kushtet e punës sot në këtë sallë janë të njëjta me ato të seancave të muajve: Prill, maj, qershor, korrik dhe 24 shtator, seanca të cilat i lëshonte LDK-ja,  me arsyetimin se nuk ka kushte për punë, gjegjësisht nuk ka transparencë.

 Në kushte të njëjta përveç kësaj seance është mbajt edhe seanca e 5 shtatorit.

Kur në kushte të njëjta disa seanca mbahen e disa bojkotohen arsyeja që gjoja mungonin kushtet për mbajtjen e seancave nuk është reale. Prandaj ju kisha lut që tani e tutje t’i mbajmë seancat e në të njëjtën kohë të kërkojmë kushte më të mira për punë.

Në fund dëshiroj të them se nëse si këshilltar komunal nuk kemi vullnet ose nuk jemi të aftë me i krye punët për të cilat na kanë zgjedhur qytetarët me votën e tyre e na paguan shteti nga taksat e qytetarëve propozoj që të gjithë të dorëheqësi nga pozita e këshilltarëve komunal dhe t’u hapim rrugë zgjedhjeve të reja  për Kuvendin e Komunës.

Ne jemi këtu për të punuar, jo për të bllokuar.

Ismajl Kurteshi

You Might Also Like