Gjilan

Në Gjilan mbahet dëgjimi publik me qytetarët dhe bizneset për Zonën Ekonomike

Në Gjilan mbahet dëgjimi publik me qytetarët dhe bizneset për Zonën Ekonomike

Gjilan, 11 maj 2023 – Komuna e Gjilanit ka organizuar dëgjim publik me qytetarët për Zonën Ekonomike, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku dhe drejtorët komunalë, sikurse edhe përfaqësues të bizneseve, përfaqësues politikë e përfaqësues të një biznesi nga Gjermania dhe Zvicra, me potencial të investimit në Gjilan.

Kryetari Hyseni tha me këtë rast se Komuna e Gjilanit ka një potencial të madh të zhvillimit ekonomik, ka një mërgatë shumë të madhe që është e fuqishme financiarisht dhe që ka shumë dije për zhvillim të komunës sonë.

“Bashkë me drejtorin e Kadastrit, por edhe me pjesën tjetër të ekipit, kemi filluar hulumtimin për parcela të reja që mund të jenë potencialisht të shfrytëzueshme për Zonën Ekonomike dhe kemi ardhur në përfundimin që një pjesë e zonës kadastrale të Gjilanit dhe Livoçit të Epërm, në afërsi të Liqenit të Livoçit, ku i kemi rreth 146 hektarë në parcela të ndara dhe ku të gjitha bashkohen me rrugët e planifikuara ndërmjet parcelave në total prej 148 hektarësh, janë pjesë jashtëzakonisht e mirë dhe e qasshme për zhvillimin e projektit të zonës industriale ose të parkut industrial”, është shprehur, ndër të tjera, kreu i Gjilanit.

Ai tha se një përparësi jashtëzakonisht e madhe e kësaj parcele është qasja në infrastrukturë, me vetëm 3.5 kilometra larg autostradës Gjilan-Prishtinë, 2.4 kilometra nga rruga magjistrale për në Ferizaj dhe 5.7 kilometra nga qendra e qytetit deri te Zona Ekonomike.

“Në parim, është një kombinim jashtëzakonisht i mirë i elementeve që i duhen Zonës Ekonomike”, ka thënë Hyseni.

Dëgjimin publik të plotë mund ta ndiqni nëpërmjet këtij linku:

https://www.facebook.com/RadioStarGjilan/videos/6734180849934498​

You Might Also Like