Viti

Në Gjylekar të Vitisë u shënua  “Dita e Shalqirit”

 

Edhe në këtë kohë pandemie, kur si pasojë e saj shumë aktivitete të caktuara  janë të ndaluara,  kjo nuk a ka penguar  Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC që  edhe sivjet  të  promovon kulturën  bujqësore të shalqirit duke shënuar “Ditën e Shalqirit” në fshatin Gjylekar të Vitisë. Por ajo qka binte ne sy ishte se shumë pak të pranishëm në këtë ngjarje respektonin masat e Qeverisë për mbajtjën e distancës dhe të maskave mbrojtëse që është shembull jo I mirë për publikun siq shifet edhe në foto

Gjylekari është  fshat I njohur  për kultivimin e kësaj kulture bujqësore dhe është një produkt shumë i kërkuar në tregun kosovar. Në këtë promovim la folur  Arlinda Sahiti, Drejtoreshë e DBZHR-së në Viti, ka theksuar se ky aktivitet ka për qëllim promovimin e shalqirit cilësor të këtij fshati. Ajo tha se Komuna e Vitisë, e në veçanti kryetari Haliti, po bënë çmos që të ju dal në ndihmë fermerëve vitias që të realizoj projekte të shumta në fushën e bujqësisë. Të themi se pos “”ditës së shalqirit”” në këtë komunë, edhe  në fshatin Debellde shënohet “Dita e Patates”, pasi që ky lokalitet është e njohur për pataten e saj cilësore në vend. Aziz Zuka

You Might Also Like