Komuna e Vitisë së bashku me Shoqatën Humanitare ”Vitia” dhe të gjitha shoqatat humanitare nga kjo komunë /në mesin e të cilave edhe SHBH”Nëna Tereze” /që veprojnë në diasporë, nga prag të festës së Vitit të Ri, kanë shpërndarë sot pako ushqimor për rreth 500 familje skamnore. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur këtë aksion, duke veçuar kontributin e diasporës vitiase, e cila sipas tij gjithmonë ka qenë shtyllë kryesore e ekonomive familjare në Kosovë. Haliti gjithashtu ka thënë se kjo bismë po vazhdon prej 4 vitesh rresht, nga ku po përfitojnë edhe familjet skamnore që jetojnë në kushte të rënda dhe që nuk kanë strehë, duke përmendur shumë shtëpi që janë ndërtuar për këto familje. E Xhavit Islami kryetar i Shoqatës humanitare nga “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrrës, pasi falënderoj të gjithë donatorët që bënë të mundur realizimin e këtij aksioni duke shtuar se edhe në të ardhmen kjo shoqatë do të jetë pranë familjeve skamnore të kësaj komune sikur edhe deri më tash ashtu edhe në të ardhmën.Përndryshe u bë ditur se Komuna e Vitisë dhe Shoqata humanitare e mërgimtarve të kësaj komune “Vitia” do të përurojnë dy shtëpi për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe atë në fshatrat Gërmovë dhe Gjylekar.Aziz Zuka