OPINION

Në mes gjenialitetit dhe çmendurisë është vetëm një vijë e hollë!

 

Shkruan: Fitim Guda

Kur para disa viteve, një mik imi ishte në konsultë tek psikiatri për nipin e tij, për të cilin mendohej se ishte i prekur nga autizmi, mjeku i kishte thënë: Ky fëmijë e ka botën e vetë. Mund të jetë edhe gjenial. Miku im i mërzitur i ishte përgjigjur: Le të jetë si gjithë fëmijët tjerë. Nuk po kërkoj të jetë gjenial. Hulumtimet e kryera në Suedi, kanë treguar lidhjen mes gjenialitetin dhe çmendurisë. Çrregullimet bipolare dhe skizofrenia janë më të shpeshta tek njerëzit inteligjentë dhe kreativë. Gjatë historisë, figura të mëdha botërore kishin çrregullime të ndryshme, e si duket si masë kompensative e kishin të zhvilluar inteligjencën. I tillë ishte piktori Van Gogh, Bill Gates, Albert Einstein ,etj. Nga e gjithë kjo mund të vijmë në përfundim se një numër jo i vogël i njerëzve të shkencës, kanë probleme të orientimit në hapësirë, si dhe të bashkë ndjejnë me të tjerët. Edhe ambasadori gjate qëndrimit në Kosove, jepte imazhin e një shkencëtari te vërtetë, një matematicienti briljantë, një njeriu të përkryer. Por si duket këta tipa studiozë i përcjellë jostabiliteti shpirtëror dhe emocional. Pavarësisht lirisë se shprehjes, si vend sekular që jemi, duhet t’i respektojmë ndjenjat e të tjerëve.

You Might Also Like