Së shpejti në Teatrin e Gjilanit | një prodhim i jashtëzakonshëm | 𝗞𝗼𝗽𝘀𝗵𝘁𝗶 𝗶 𝗵𝗶𝗷𝗲𝘃𝗲 | nga Sarah Hehir | regjisore Nastazja Domaradzka |
Drama “Kopshti i hijeve” e shkruar nga dramaturgja britanike Sara Hehir, është e bazuar në masakrën e familjes Bogujevci në Podujevë, gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vjen premierë në Teatrin e Gjilanit me regji të regjisores angleze me origjinë polake, Nastazja Domaradzka.
Familja Bogujevci u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si “Akrepat”. Viktima më e re ishte dy vjeçe.
Gjatë kësaj masakreje, Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit. Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014.
Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe.