Komunikacion

Në vendbanim ia shkel 108 km/h, i merret patent shoferi

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës në Viti gjatë matjes me radar laserik , kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tijë, ku ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108km/h.

Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, pikë negative 3 dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

You Might Also Like