Viti

Në Viti ngre shtat shtatorja e dëshmorit të kombit, Bafti Haxhiut

 

Në Viti në sot prani të një numri të madhë të qytetarëve është zbuluar, shtatorja e heroit Bafti Haxhiu, në 20-vjetorin e rënies heroike të tij, në sheshin që mban emrin e dëshmorit.

Këtu e 29 vjet më parë pikërisht me 26 maj 1999, në betejën e përgjakshme kundër pushtuesve serbo-malazez në Operacionin “SHIGJETA” të UÇK-së në Gorozhup e Pashtrik, ra dëshmor Baftiu, i rrethuar nga luftëtar të lirisë. Atë ditë u çlirua rajoni i  Gorozhupit.

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të rënies së tij, merrnin pjesë familjarë, udhëheqës të shoqatava të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, drejtues të Komunës, mysafirë të shumtë dhe qytetarë.

Në në këtë përvjetor ku u bë zbulimi i shtatores së Baftiut i përjetësuar në bronz, u tha se vepra dhe sakrifica e tij për liri do të kujtohet gjithmonë.

E në fjalën e rastit , Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha se përulemi me respekt të thellë para veprës, jetës dhe kujtimit të dëshmorit Bafti Haxhiu.

Haliti në akademin përkujtimore, shtoi se me nderimet më të larta kujton edhe bashkëluftëtarët e tij të rënë për çlirimin e atdheut.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se nuk ka gjë më të njerëzishme dhe më kuptimplotë se sa kur të përjetësohet kujtimi dhe sakrifica e dëshmorëve.

Ndryshe, aktivitetet kanë filluar me homazhe ku janë vendosur lule pranë varrit të dëshmorit që sot iu zbulua shtatorja, por homazhe janë bërë edhe për dëshmorin nga Lubishta Salih Zenuni, në 20 vjetorin e rënies së tij dhe janë vendosur lule në nderim të tyre nga pjesëmarrësit në përkujtim.

Ceremonia zyrtare u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtorisë për Kulturë në këtë komunë shkruan /PlusTv/, përcjell “”Kryelajmi”.  Aziz Zuka

You Might Also Like