Viti

Në Viti përurohet salla e kurorëzimeve

Me një ceremoni rasti sot në objektin e ri te Administratës komunale në Viti, është bërë përurimi i sallës së kurorëzimeve. Me këtë rast për herë të parë në këtë sallë dy çifte vitiase I kane dhe fjalen “Po njëri tjetrit që do ti qëndrojnë besnik njeri tjetrit deri në fund të jetës bashkëshortore.

E  i pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtori i Administratës, Skënderbe Hebibi, përgjegjësi i Gjendjes Civile, Merxhan Sahiti dhe të tjerë.

Në fjalën e tij kryetari Haliti, pos që ju uroj çifteve për kurorëzimin e sapo lidhur theksoi se ai ndihet shumë i kënaqur pasi që po përurohet kjo sallë,/qe ka munguar deri tash/ ku çiftet e reja po lidhin kurorë për herë të parë në këtë hapësirë. Ai gjithashtu tha se qeverisja lokale në Viti, do të vazhdoj të punoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj. Ndërkaq i pari i Vitisë ndau një mirënjohje edhe për znj. Elira Musa, dizajnere e enterierit e cila bëri projektimin dhe dizajnimin e salles  së kurorëzimit.Aziz Zuka

You Might Also Like