Viti

Në Viti, u certifikuan 66 gra në fushën e përpunimit të ushqimeve  dhe u bë përurimi i biznesit për përgatitjen e ëmbëlsirave “ Arona”  në fshatin Gjylekar

 

Në Viti , sot  66 gra vitiase janë certifikuar  në fushën e përgatitjes së ushqimit tradicional, përpunimit të pemëve dhe perimeve, përpunimit të qumështit dhe të ëmbëlsirave.Po sot me një solemnitet rasti ku merrte pjesë edhe Kryetari i Komunës Sokol Halitin në fshatin Gjylekar të kësaj komune është  përurimar   biznesi “ Arona”, i cili merret me përgatitjen e ëmbëlsirave.

Ky biznes do të menaxhohet nga Bukurije Berisha, e cila edhe ka përfituar pajisje për pune por edhe trajnime profesionale. Të dyja këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Përkrahja e grave dhe vajzave drejtë fuqizimit ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale”, projekt ky që është pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK) në partneritet me Komunën e Vitisë.

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtyre aktiviteteve ka folur në veçanti për rëndësinë që ka pasur ky projekt për komunën e Vitisë.

“ Ky projekt ka pasur një rëndësi të veçantë për komunën e Vitisë, pasi që me të ne kemi ndihmuar qytetarët vitias në veçanti gratë që të hapin bizneset e tyre dhe të gjenerojnë të ardhura. Për këtë dua të falënderoj të gjithë që kanë bashkëpunuar në këtë drejtim dhe sot dua të urojë jo vetëm znj. Bukurije Berisha e cila ka hapur biznesin e saj, por edhe të gjithë gratë të cilët kanë ndjekur dhe përfunduar me sukseset trajnimet”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai potencoi se ndonëse Komuna e Vitisë, e ka pasur të kufizuar dhe të pamjaftueshëm buxhetin në bashkëpunim me partnerët e shumtë ata e kanë shumëfishuar atë.

 

E  Zenel Bunjaku drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), u shpreh falënderues ndaj Komunës së Vitisë dhe Kryetarin Haliti për bashkëpunimin e mirë duke potencuar se shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. E  Fjolla Raifi nga UNDP, theksoi edhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me këtë komunë dhe foli mbi të arriturat e këtij projekti në komunën e Vitisë. Aziz Zuka

 

You Might Also Like